Shpërthimi në Bruksel, neutralizohet një person me brez eksplozivi (VIDEO)

Një shpërthim raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në një stacion treni në Bruksel.

Belgjika ka qenë nën masa të shtrënguara sigurie ditëve të fundit si pasojë e kërcënimeve të marra nga ISIS.

Mediat belge shkruajnë se një person me brez me eksploziv është neutralizuar në stacionin qendror të Brukselit.

Ende nuk është e sigurt se çfarë ka ndodhur ndërsa zona për rreth është evakuuar./albeu.com/


Shtuar më 20/06/2017, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori