Shpërthimet në stacionin e trenit, ekzekutohen dy autorët
Autorët e sulmit me bomba në metronë e Minskut janë ekzekutuar edhe pas kundërshtimeve të grupeve evropiane për të drejtat e njeriut. Lajmi është bërë i njohur nga mediat bjelloruse të cilat raportuan se Uladzislau Kavalou dhe Dimitri Kanavalu janë ekzekutuar pasi u vërtetua kryerja e këtij krimi.

Vendimi për ekzekutimin e tyre u mor nga gjykata në nëntorin e vitit të kaluar.
Nga ngjarja e ndodhur në një stacion nëntokësor të kryeqytetit mbetën të vrarë 15 persona. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2012, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori