Shpërthime në Boston, tre të vdekur dhe 144 të lënduar (FOTO-LAJM)

Të paktën tre të vdekur dhe 144 të plagosur janë shkaktuar nga tre shpërthime që kanë ndodhur në Maratonën e Bostonit në SHBA.
UPDATE- Policia e Bostonit ka njoftuar se ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër në Boston tek Biblioteka "JFK Library" raporton CNN ndërsa policia deklaroi se po shikon nëse shpërthimi i tretë ka lidhje me dy të parat në të cilat humbën jetën 3 persona.

21:38 - Të paktën tre të vdekur dhe 144 të plagosur janë shkaktuar nga dy shpërthime që kanë ndodhur në Maratonën e Bostonit në SHBA.

Sip njofton CNN, shpërthimet kanë ndodhur në fund të maratonës ndërsa dhjetëra persona kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.

Shpërthimet ndodhen në një hark kohor brenda pak sekondash në distancë nga njëri-tjetri.

Dëshmitarë, të cituar nga BBC dhe CNN, thonë se shpërthimet ndodhen brenda hotelit “Firamont”, para ndërtesës së të cilit dhjetëra shikues ishin grumbulluar për të ndjekur parakalimin e atletëve pjesëmarrës në maratonë

Kam parë dy shpërthime. I pari ka ndodhur farë cakut të vrapimit, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, kurse më pastaj ka dalë një tym i zi. Kemi filluar të ikim”, ka thënë një dëshmitare nga vendi i ngjarjes.

Akoma nuk dihet saktësisht se çfarë ka shkaktuar shpërthimin dhe nëse ka qenë incident apo sulm terrorist. /albeu.com/



Shtuar më 15/04/2013, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori