Shpërthim në Ukrainë, 14 të plagosur
Një shpërthim në një kompleks banesash në qytetin Harkov në Ukrainë, ka shkaktuar 14 të plagosur, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Zyrtarë të Shërbimit të sigurisë shtetërore të Ukrainës, thonë se incidenti i mbrëmshëm po trajtohet si “akt terrorist”.

Harkovi është qyteti më i madh një pjesën lindore të Ukrainës, por është larg nga zona e konfliktit në rajonet Donjeck dhe Luhansk, që janë më tutje në lindje të vendit.
Gjatë avëve të fundit kanë ndodhur disa sulme me bomba në qytetet Harkov, Odesë, Mariupol dhe Kiev.

Ndërsa, autoritetet dhe shumica e ukrainasve janë të bindur se sulmet janë në mënyrë direkte të lidhura me Rusinë. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2015, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori