Shpërthim në Kabul, 29 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur
Rreth 29 persona kanë humbur jetën sot nga një shpërthim në mes të protestuesve në kryeqytetin afgan, Kabul, nga ku kanë mbëtur më shumë se 100 të plagosur.

Shpërthimi ka ndodhur në sheshin Deh Mazang, ku qindra protestues të minoritetit Hazara marshun duke kërkuar ndryshimet në rrugën e planifikuar të linjës së energjisë.

Ata janë shqetësuar dhe kishin dalë të protestonin sepse linja e planifikuar nuk kalon nëpër zonat e populluara nga komuniteti Hazara.

Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen qartë, por media ka raportuar se një shtetas është vetëvrarë me bombë. /albeu.com/

Shtuar më 23/07/2016, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori