Dëmtohet sërish Wojciech Szczesny, hyn Perin (VIDEO)

Juventusi vazhdon të vuajë një “epidemi” dëmtimesh të pazakontë në këtë vit dhe i fundit që i është shtuar listës sot është titullari i portës bardhezi, Vojiçeç Sheznji. Gajtë ndeshjes kundër Specias, portieri polak është dëmtuar rëndë dhe ka lënë në barelë fushën e lojës.

Pas një goditje nga këndi, polaku mbërtheu topin por pastaj duke rënë në tokë, zuri këmbën keq. Ai iu shtri menjëherë i alarmuar duke bërë shenjë për ndihmë dhe u kuptua qartësisht se ndrydhja ishte problematike pasi ai nuk i mbante lotët nga dhimbjet.

Mjekët e Juventusit i bblokuan me fasho menjëherë këmbën dhe ai u largua me barelë nga fusha, duke i bërë vend Perin. Tani pritet të mësohet se sa serioze është situata e tij, por kjo është padyshim një goditje për Juventusin në një periudhë kur dëmtimet nuk po lënë të qetë Alegrin.


Shtuar 31.08.2022 21:58