Shpërthim në Irak, humbin jetën 12 oficerë policie
Pëlqej
Albeu.com
Nga nje shpërthimi i një bombe afër qytetit Kirkuk te Irakut, kanë humbur jetën 12 oficerë policie.Nga shpërthimi i sotëm i një bombe afër qytetit Kirkuk, kanë humbur jetën 12 oficerë policie, kurse janë plagosur edhe tre të tjerë, ka bërë të ditur policia, njofton AP. Shpërthimi ndodhi 10 mila në veriperendim të Kirkukut derisa policët po vinin një shirit, ku më parë kishte ndodhur një shpërthim tjetër. Policët kishin menduar se e kishin zbërthyer bombën në fjalë, kur papritmas ajo kishte shpërthyer dhe si rrjedhojë 12 policë kanë humbur jetën.
Shtuar më 13/04/2005, ora 19:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori