Shpërthim në fabrikë, 8 të vdekur në Turqi
Tetë persona humbën jetën ndersa 13 të tjerë u plagosën si pasoje e një shpërthimi që ndodhi në një fabrikë në provincën juglindore të Turqisë, në Gaziantep.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të presionit të lartë në një kazan avulli. Kryetari i Dhomës së Industrisë në Gaziantep, Adil Konukoglu, tha se aksidenti tragjik ndodhi në orët e mëngjesit në një kazan galvanizimi duke vrarë tetë punëtorë që punonin aty pranë. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2013, ora 19:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori