“Doja të vdisja”, Ryan Reynold rrëfen incidentin me Denzel Uashington gjatë xhirimeve

Kanë dalë detaje të reja nga incidenti me Denzel Uashington gjatë xhirimeve.

Ka qenë vetë aktori hollivudian, Ryan Reynolds, i cili ka folur rreth një incidenti që ka patur gjatë xhirimit të filmit ‘Safe House’, ku ka goditur kolegun e tij Denzel Uashington.

“Po, doja të vdisja”, u shpreh Reynold teksa tregoi dhe episodin e ndodhur disa vite më parë.

Sipas mediave të huaja, ai foli për incidentin në një episod të emisionit “My Next Guest Needs No Introduction ëith David Letterman”, sezoni i katërt i të cilit u shfaq premierë të premten.

Reynolds, i cili luan një agjent të CIA-s duke u përpjekur të merrte në pyetje personazhin e Uashingtonit në film, i tha Letterman se në ditën e dytë të xhirimeve, ata po filmonin një skenë në një makinë ku ai do të gjuante Uashingtonin në fytyrë. Reynolds tha se aktorët nuk po përdornin dublant teksa po garonin nëpër rrugët e Cape Toën, Afrikën e Jugut.

“Ka një skenë në film, ku ai zvarritet nëpër bagazhin në pjesën e pasme dhe më kap dhe më mbyt. Ne vërtet po ngisnim një makinë me shpejtësi maksimale. Ai dhe unë jemi te kjo makinë jashtë kontrollit dhe ndjeva se cepi i kokës sime goditi syrin e tij aq fort sa isha i sigurt se ju nxi”.-tha Reynold.

Reynolds tha se ishte i sigurt se do të pushohej nga puna dhe ndoshta do të ‘vritej’, sepse i dha fituesit të Oskarit një sy të nxirë dhe mendoi se kaq e pati karriera e tij.

Por Reynolds tha se Uashingtoni ishte tepër i mirëkuptueshëm për këtë dhe e qetësoi duke i thënë se incidente të tilla ndodhin shpesh në xhirime.