Legjenda e futbollit botëror reagon për Mbappe: Nesër është dita e udhëtimit të ri (FOTO LAJM)

Kilian Mbape është futbollisti më i kritikuar te Franca pas eliminimit nga Europiani.

Ylli i PSG nuk ka arritur që të bëjë diferencën në këtë kompeticion, për të mos i mbajtur mbi shpatulla “gjelat”.

Penalltia e humbur kundër Zvicrës i vendosi “vulën” gjithë Europianit që për Mbapen mund të quhet i dështuar.

Megjithatë për ta ndihmuar disi këtë futbollist të ri dhe shumë të talentuar ka menduar legjenda e futbollit botëror, Pele. Ky i fundit ka shkruar një reagim në “Twitter”: “Mbaje kokën lartë Mbape. Nesër është dita e një udhëtimi të ri”.


Shtuar 29.06.2021 11:14