Vazhdon zemërimi i afganëve pas djegies së Kuranit nga ana e ushtarëve anerikanë para
disa ditësh. Të paktën nëntë
persona kanë mbetur të vdekur dhe 10 të tjerë janë raportuar të plagosur pas një sulmi kamikaz që ndodhi në aeroportin e Jalalabadit në lindje të Afganistanit.
Autoritetet
njoftuan se bomba ishte vendosur në një makinë ndërsa protestat në lidhje me këtë ngjarje kanë vijuar prej
disa ditësh. Akoma nuk është bërë e ditur nëse mes viktimave ka edhe nga
forcat e NATO-s ndërkohe që aeroporti shërben edhe për
forcat ushtarake. Talebanët
njoftuan se ky sulm është një hakmarrje ndaj atyre ushtarëve që shkatërruan kuranin. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2012,
ora 08:14