Shpërthim i fuqishëm në qendër të Bolonjës
Një shpërthim i fuqishëm sot ka ndodhur në qendër të Bolonjës, Itali.

Sipas burimeve mësohet se ngjarja ka ndodhur në një restorant të njohur me emrin “Zuma” mes rrugëve “Fossalta” dhe “Altabella”.

Ndërkohë, zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, karabinierët dhe ambulancat. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur nga shpërthimi i gazit.

Brenda lokalit bëhet me dije se kanë qenë vetëm punonjësit, të cilët janë plagosur.

Deputetja e PD-së italiane, Sandra Zampa duke publikuar një foto në Twitter ka shkruar: “Një shpërthim i madh në Bolonja, mu në qendër në rrugën Fossalta”./Albeu.com/
Shtuar më 16/06/2016, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori