Shperthim i fuqishem ne Athine
Albeu.com
Një shpërthim i fuqishëm jehoi në afërsi të ndërtesës në të cilën ndodhen hapësirat e ushqimit të shpejtë nga zinxhiri "Mekdonallds" dhe shërbimi tatimor në kuartin athinas Ambelokipi.Gjysmë ore para shpërthimit, një perosn i panjohur ka telefonuar në redaksinë e gazetave "Elefterotipiha" dhe "Ta nea" dhe ka paralajmëruar për bombën.
Policia e izoloi rajonin, i cili është i banuar dendësisht.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme serioze materiale ndaj disa dyqaneve dhe automjeteve të parkuara. Nuk ka informata për të plagosur.
Tani për tani askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin. Gjatë kumtimit me anë të telefonit, nuk është thënë emri i organizatës e cila e ka vendosur bombën.
Shtuar më 03/07/2009, ora 17:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori