Pacienti me koronavirus në Shkodër, u dyshua se kishte infektuar mjekët

Rasti i pacientit nga Puka që rezultoi me koronavirus në spitalin e Shkodrës, vuri nën alarm institucionin pasi i infektuari kishte pasur kontakt me disa mjekë dhe infermierë.

Dhjetë punonjës të spitalit iu nënshtruan menjëherë analizave, përgjigjet e të cilave janë publikuar sot. Bëhet me dije se asnjë nga stafi i spitalit nuk është infektuar, pasi testet kanë rezultuar negative.

Kujtojmë se pak më parë u konfirmua se vajza dhe bashkëshortja e pukjanit kanë rezultuar gjithashtu me koronavirus.

Deri më tani janë konfirmuar 174 raste me Covid-19 në vendin tonë, 17 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa 6 kanë humbur jetën.


Shtuar 26.03.2020 19:21