Shpërthen Hillary Clinton: Trump është mashtrues
Hillary Clinton ka bërë një deklaratë të fuqishme duke thënë se Donald Turmpin është mashtrues dhe ka pohuar se ai do ta mashtrojë Amerikën ashtu siç i ka mashtruar gjithë ata njerëz në Universitetin Trump.

Hillary i bëri këto komente për Trumpin duke iu referuar një programi trajnues tashmë të mbyllur të Trumpit, i cili është në qendër të një padie të ngritur ndaj tij nga një grup njerëzish.

Udhëheqësja e garës presidenciale nga radhët e demokratëve, shfrytëzoi të gjeturat e publikuara dje nga një gjykatës të cilat e tregojnë si stafi i Universitetit Trump i kishte shënjestëruar dobësitë financiare të studentëve me prospektivë për t’i bërë ata që të regjistrohen në kurse të shtrenjta të pasurisë së patundshme.

Trump dhe punëtorët e tij i kanë shfrytëzuar amerikanët e cenueshëm, duke i nxitur ata që t’i harxhojnë kredi kartat, t’i harxhojnë paratë e ruajtura, t’i shkatërrojnë financat e së ardhmes – të gjitha këto duke bërë premtime që ata e dinin se ishin të rreme që nga fillimi,” ka deklaruar Hillary gjatë një tubimi në Universitetin Rutgers në Nju Gjersi./Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori