Shpërthen goma e autobusit në Venezuelë, 16 të vdekur dhe 30 të plagosur
Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Venezuelë ku si pasojë 16 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi në Zulia, kur një autobus doli nga rruga duke u përmbysur. Sipas mediave lokale shkak ka qenë shpërthimi i gomës së autobusit.

Mësohet se shoferi i mjetit ka shpëtuar.

Dëshmitarët thanë se autobusi ishte mbipeshë dhe përveç kësaj shoferi ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.

Shtuar më 17/06/2019, ora 08:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori