Shpërthen bomba e Luftës së II-të Botërore në Londër (FOTO LAJM)

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer në rrugët e Londrës në Angli duke shkaktuar një skenë të pazakontë.

Njerëz që qajnë nëpër rrugë, makina të shkatërruara, dritare me shtëpi të shkatërruara dhe rrugë që ishin të rrënuara.

Gjithë skena duket sikur ka ndodhur një fatkeqësi. Banorët nuk mund ta besonin se ky kaos kishte ndodhur vetëm për shkak të një bombe të pakontrolluar. Ekspertët e ushtrisë u thirrën pasi bomba gjermane u zbulua në një ndërtesë në Kingston, në jug-perëndim të Londrës, të enjten. Rreth 1,500 banorë janë evakuuar.

Një banor shkroi në “Twitter”: “Ishte një shpërthim i fuqishëm që ngjante sikur një gjëmim. Disa persona të tjerë thanë se ajo që kishin përjetuar ishte si një apokalips. Keeley Malone, 21 vjeç, tha: “Njerëzit qanin nëpër rrugë, nuk doja ta shikoja atë skenë në të vërtetë. Nga ajo që pashë dje ishte e tmerrshme. Shumica e dritareve të shtëpisë poshtë rrugës u thyen. Kishte rërë kudo”.

Ekipi i ushtrisë ka publikuar edhe një foto, ku tregohet kaosi i madh nëpër Londër. Kryeinspektori Sally Benatar tha: “Çështja e shpërthimit të kësaj pajisjeje është marrë me seriozitet të lartë dhe dëshiroj të falënderoj ushtrinë dhe shërbimet e tjera emergjente për ndihmën dhe mbështetjen e tyre”.
Shtuar më 27/05/2019, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori