Shperndahet parlamenti belg
Albeu.com
Parlamenti belg është shpërndarë për shkak të konfliktit për gjuhën në vend. Kështu është hapur rruga për zgjedhje të reja më 13 qershor, raporton Deutche Welle.
Deputetët vendosën për një listë nenesh kushtetute, të cilat do t'i nënshtrohen një kontrolli në periudhën e ardhshme legjislative. Në këtë mënyrë parlamenti u shpërnda automatikisht. Senati, dhoma e dytë e parlamantit, miratoi vendimin.
Qeveria e kristiandemokratit flamand Yves Leterme është përkohësisht në detyrë. Ajo humbi unitetin dy javë më parë për shkak të një zënke për gjuhën mes frankofonëve dhe flamandëve.
Shtuar më 07/05/2010, ora 09:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori