Shpërthim i një avioni në Sao Paolo. Bilanci 200 tÃ
Albeu.com
Në metropolin brazilian Sao Paolo një avion i shoqërisë TAM është përplasur në një magazinë karburanti pas aterrimit në aeroportin Congohas. Sipas të dhënave të zjarrfikësve deri 200 vete humbën jetën.Airbusi, cisternat dhe disa ndertesa moren flakë. Në avion kishte 170 pasagjere. Aeroporti ndodhet në mes të Sao Paolos, zonat e banuara ndodhen perreth. Presidenti Luiz Ignacio Lula da Silva thirri gjatë natës shtabin e krizës. Një zëdhënës i aeroportit tha se Airbusi ka dalë nga pista kishte rreshqitur në një rrugë automobilistike dhe ishte përplasur me një magazinë karburanti pranë aeroportit. Aeroporti Congohas është i njohur për pistat e tij problematike. Në fillim të vitit autoritetet janë përpjekur të bllokojnë aeroportin për avionet e mëdhënj.Autoritetet braziliane thonë se të paktën 200 vetë kanë vdekur në incidentin e mbrëmshëm, kur një aeroplan pasagjerësh u përfshi nga flakët gjatë uljes në Sao Paolo të Brazilit. Guvernatori i shtetit të Sao Paolo s tha se të 176 pasagjerët që ndodheshin në aeroplan besohet se kanë vdekur. Shumë njerëz të tjerë që ndodheshin në tokë mendohet gjithashtu se kanë humbur jetën. Aeroplani, që i përkiste shoqërisë ajrore braziliane TAM, kur rreshqiti në pistën e lagur të aeroportit të Kongonjas në Sao Paulo dhe u përplas me një pikë karburanti. Kompania ajrore tha në një deklaratë se është duke punuar për të konfirmuar identitetin e personave në bord. Sipas njoftimeve, të paktën 7 vetë, disa prej tyre në tokë, janë plagosur. Dhjetra ambulanca shpejtuan për në vendin ku ndodhi përplasja. Aeroplani i tipit Airbus A 320 po fluturonte në Sao Paolo nga Porto Alegre në jug të Brazilit. start
Shtuar më 18/07/2007, ora 17:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori