Shpallet lista përfundimtare e kandidatëve për President në Turqi
Pëlqej
Gjashtë kandidatë do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, sipas listës përfundimtare të Bordit të Lartë të ZgjedhjeveTurqi.

Vendimi i Bordit të Lartë të Zgjedhjeve u botua në gazetën zyrtare të dielën.

Kandidatët sipas rendit alfabetik janë Dogu Perinçek, Meral Aksener, Muharrem Ince, Rexhep Taip Erdogan, Selahattin Demirtas dhe Temel Karamollaoglu.

Në muajin prill të këtij viti, parlamenti miratoi projektligjin për zgjedhjet e parakohshme më 24 qershor, duke forcuar hapin e Turqisë drejt sistemit presidencial.

Shtuar më 13/05/2018, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori