Shpallet i pafajshëm pas 27 viteve burg, kjo histori po përlot botën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ai ishte vetëm 14 vjeç kur u burgos përjetë me akuzën se kishte vrarë një punonjës policie në tentativë për të grabitur një makinë.

Ishte viti 1991 kur John Bunn u fut në burg për një akuzë që nuk e pranoi kurrë, raporton Albeu.com.

Ai luftoi për 27 vite në burg për të drejtën e tij dhe në fund fitoi.

Prokurorja e çështjes zbuloi se provat që kishin futur John-inburg nuk vërtetonin përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë 27 vite me parë duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Fill pas vendimit, ai shkoi dhe përqafoi gjykatësen që i dha lirinë duke theksuar se kishte luftuar për të vërtetën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2018, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori