Shpallet gjendja e jashtëzakoshme, 2200 të vdekur në Egjipt (FOTO-LAJM)

Bilanci i vitkimave supozohet se është tragjik, të paktën Vëllazëria Myslimane pretendon se ka të dhëna që tregojnë për 2200 të vdekur dhe rreth 10 mijë të plagosur në protestat që kanë përfshirë Egjiptin.

Vetëm ditën e sotme kanë vdekur të paktën 124 manifestues pas operacionit policor për të shpërndarë dy manifestime të përkrahësve të presidentit të larguar Mohamed MorsiKajro.

Për këtë arsye presidenca egjiptiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj në të gjithë vendin. Madje ajo ka urdhëruar forcat e armatosura që të ndihmojnë Ministrinë e Brendshme në vendosjen e sigurisë në vend.

Mes të vrarëve raportohet që të jenë edhe një operator dhe gazetare. Kameramani i "SkyneWs" Mick Deane 61 vjeç dhe gazetarja 26 vjeçare e "Xpress", Habiba Ahmed Abd Elaziz janë vrarë gjatë përleshjes së protestuesve dhe forcave të policisë. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2013, ora 18:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori