Shokuese/E moshuara përplas 6 vjeçarin teksa ndodhej në dyqan (VIDEO)
Një 6 vjeçar ka shpëtuar për fije të perit teksa një e moshuar e ka përplasur me mjetin e saj. Gruaja në fjalë ka qënë në gjëndje të dehur, ndërsa me makinën e saj ka shpërthyer dyert e një dyqani.

Ngjarja ka ndodhur brenda një dyqani në Leigh, Angli. 79-vjeçarja e dehur ka hyrë me shpejtësi brenda dyqanit duke thyer xhamat dhe përplasur djalin 6-vjeçar, i cili në atë moment po blinte disa ëmbëlsira së bashku me familjen e tij.

Fëmija ka mundur të shpëtojë duke marrë vetëm disa dëmtime të lehta, ndërsa gruas së moshuar i'u hoq leja e drejtimit për tre vite. Ndaj saj u vendos edhe një gjobë për dëmet e shkaktuara në dyqan. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2016, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori