Shokuese, fëmijët e ngecur në shpellë ishin droguar
Të dhëna shokuese kanë dalë në pah pas nxjerrjes nga shpella të disa fëmijëve që kishin mbetur aty prej disa ditësh në Tajlandë.

Ivan Karaxhiç, një zhytës me shumë eksperiencë nga Danimarka, i cili mori pjesë në operacionin e shpëtimit të fëmijëve të nxjerrë tashmë nga shpella rrëfen se ata ishin të droguar në mënyrë që të mos pësonin panik.

"Atyre iu kishin dhënë substanca droguese në mënyrë që të mos bënin panik. Nuk ishin totalisht të pavetëdijshëm, por kur i pyesje ata nuk përgjigjeshin", shprehet ai për mediat daneze, raporton Albeu.com.

Autoritetet lokale janë duke vijuar operacionin e nxjerrjes së fëmijëve të bllokuar në shpellë prej disa ditësh.

Mësohet se një tjetër është nxjerrë pak orë më parë dhe gjashtë kanë mbetur ende brenda në shpellë. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2018, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori