Shokon presidenti i Filipineve: Im bir është një horr
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili është i njohur tashmë për urdhërimin e vrasjes së qindra përdoruesve të drogës, ka habitur gjatë një fjalimi të mbajtur në publik, ku ka thënë se djali i tij është një horr.

29-vjeçari Sebastian Duterte nuk ka kontaktuar për një javë me shtëpinë e tij, ndërsa presidenti i Filipineve nuk e ka duruar injorimin e tij dhe e ka quajtur para të gjithëve "horr".

"Djali im është një horr. Nuk është kthyer në shtëpi prej ditësh. Është për t'u habitur sepse me fëmijët e tjerë nuk kam pasur asnjë problem", ka thënë Duterte.

Ndërkohë, djali i presidentit, me anë të një postimi në "Facebook", shkruante se babai i tij të mos shqetësohej pasi ai ka ku të rrijë.

Kujtojmë se presidenti Duterte është i njohur për gjuhën e tij fyese. Gjatë presidencës së Obamës, ai ka replikuar dhe e ka ofenduar rëndë ish-presidentin, i cili u përpoq të ndërhynte për vrasjet masive të përdoruesve të drogës të urdhëruar nga Duterte. /albeu.com/


Shtuar më 07/02/2017, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori