Aksident në Tiranë, makina përplas të moshuarin që po lëvizte me biçikletë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Një mjet ka përplasur një të moshuar që ka qenë duke lëvizur më biçikletë pranë shkollës “Muhmet Gjollasha”.

Si pasojë e përplasjes, i moshuara ka marrë disa dëmtime, ndërsa ndihmën e parë ia kanë dhënë banorët e zonës dhe kalimtarët e rastit.

Ende nuk ka mbërritur në vendngjarje policia dhe ambulanca./albeu.com