Shokon kandidatja për presidente: Trump mund të jetë në burg
Pëlqej
Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Elizabeth Warren, ka thënë se presidenti i tanishëm, Donald Trump, mund të jetë në burg kur të mbahen zgjedhjet e ardhshme në vitin 2020.

“Përderisa po i afrohemi vitit 2020, Donald Trump mund të mos jetë president. Në fakt, ai mund të mos jetë as njeri i lirë”, tha Warren gjatë një fjalimi të mbajtur në ndërtesën përkujtimore të veteranëve, e cila ndodhet në shtetin e Iowas.

Këto komente shënojnë një ndryshim të theksuar në retorikën e Warrenit, e cila deri tash ka ngurruar të flasë për Trumpin në mënyrë të drejtpërdrejtë prej kohës kur e kishte bërë publike kandidaturën për presidente në natën e vitit të ri.

Ajo i ka komentuar edhe hetimet që po zhvillohen për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. “Sa hetues janë angazhuar për këtë çështje? Ata janë gjithkund dhe këto janë hetime serioze, prandaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Warren.


Shtuar më 11/02/2019, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori