Shokon babai, i preu flokët vajzës pasi shkoi të parukierja (FOTO LAJM)

Një baba do të merret në hetim për abuzim me të mitur pasi detyroi vajzën 13-vjeçare të priste flokët, sepse kishte shkuar te parukierja dhe i kishte bërë me fije për ditëlindje.

Vajza jeton në Ohajo të SHBA-ve, me prindërit e ndarë, dhe babai strikt nuk e lejonte të shkonte te parukierja.

Kur shkoi të vizitojë të atin, ai u habit kur e pa me flokët ndryshe. Asaj ia kishte bërë mamaja si dhuratë ditëlindjeje një seancë falas te parukierja, ku i kishte lyer dhe i kishte bërë me fije të verdha. Por babai dhe njerka e kishin detyruar t’i priste fare, si dënim.

Nëna e vajzës e bëri ngjarjen publike dhe një parukjere i dhuroi një paruke për vajzën.

Ajo u kërkoi autoriteteve të ndërhynin, të cilat kanë nisur një hetim për abuzim.
Shtuar më 02/06/2019, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori