Shokët e klasës të 18-vjeçarit të vetëdorëzuar: Po akuzoni një të pafajshëm
Policia franceze kishte lëshuar fletë-arresti për 18-vjeçarin Mourad Hamyd, duke thënë se ai është personi që ka ndihmuar dy vëllezërit në sulmin e përgjakshëm që ata ndërmorën.

Emri i Mourad Hamyd është vendosur në regjistrat e policisë si i dyshuar për ndihmë ndaj autorëve, ndërsa pas kësaj djaloshi është vetëdorëzuar në polici.

Shumë shokë të tij të shkollës kanë dalë në mbrojtje të djalit të varfër, duke thënë se policia po akuzon një djalosh që është i pafajshëm dhe se në kohën e sulmit ka qenë në shkollë, raporton AP.

"Kjo është e tmerrshme. Djaloshi i varfër ka qenë në shkollë në kohën kur ndodhi ngjarja dhe ne jemi shokuar kur kemi parë emrin e tij në raportet e policisë dhe në media", thënë një shok i Hamyd.

Mourad Hamyd aktualisht po mbahet në paraburgim si i dyshuar për ndihmë ndaj autorëve kryesorë të sulmit, por ai ka thënë në polici se ka qenë në shkollë kur ndodhi ngjarja./albeu.com/

Shtuar më 08/01/2015, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori