Shoferi që mori përpara turmën e këmbësorëve në qendër të Nju
Jorkut, pritet që gjatë ditës së sotme të paraqitet në gjykatë.
Nga ky sulm i djeshëm është vrarë një femër 18 vjeçare dhe 23 persona të tjerë janë plagosur.
Sulmuesi Richard
Rojas, veterani 26 vjeçar i ushtrisë amerikane nga Bronksi i Nju
Jorkut, është akuzuar për
vrasje, për disa përpjekje për
vrasje dhe për rrezikim për
vrasje me automjet.
I dyshuari, që ka histori të arrestimit për shkak të dhënies së makinës në gjendje të dehur dhe për kërcënim me thikë, i ka thënë policisë se kishte “dëgjuar zëra”.
Raportohet se
Rojas ishte liruar nga ushtria në vitin 2014, për shkak të problemeve disiplinore. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017,
ora 19:22