Shndërron dërrasën e zezë në kompjuter, mësuesi bëhet hit në internet (FOTO LAJM)

Një mësues në Gana që u mëson nxënësve të tij lëndën e informatikës pa asnjë kompjuter është bërë një hit në median online.

Mësuesi nga Kumasi përdor dërrasën e zezë të tij për të nxjerrë në mënyrë të përpiktë një skemë të programit popullor Microsoft Word, përcjell albeu.com

"Mësimdhënia e informatikës në shkollën e Ganës është shumë qesharake," tha ai në një postim në Facebook së bashku me fotot.

Pasi imazhet u ndanë me mijëra herë në internet, Microsoft premtoi t'i dërgonte atij pajisje të reja kompjuterike.

Në mesazhin e tij në Facebook, Oëura Këadëo shkruante: "I dua nxënësit e mi kështu që do të bëj të pamundurën që ata të mësojnë".

Mësuesi tha s e shkolla nuk kishte pasur asnjë kompjuter që nga viti 2011, pavarësisht nga kërkesa që adoleshentët bënin. /albeu.com/



Shtuar më 01/03/2018, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori