Një pilot kanadez është
arrestuar nga
autoritetet për shkak se ka tentuar të drejtojë avionin "boing 737" të kompanisë "Sunwing Airlines" në
gjendje të dehur.
Fatmirësisht
piloti është
arrestuar në qytetin kanadez Calgary, para se të merrte drejtimin e avionit, pasi udhëtarët kanë parë një
gjendje të ccuditshme të tij para se të ulej në vendin e tij.
Mediat kanadeze kanë publikuar se ekuipazhi kishte vërejtur që
piloti të sillej çuditshëm dhe se në një moment edhe e kishte humbur vetëdijen.
Piloti u arrestua menjëherë pasi analiza tregoi se
piloti kishte konsumuar tre herë më shumë se sa normat e lejuara.
Në avion gjendeshin më shumë se 100 udhëtarë, por fatmirësisht
autoritetet reaguan në kohë, duke parandaluar një tragjedi ajrore. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017,
ora 10:51