Shmanget tragjedia më e madhe ajrore në histori, 1000 vetë mund të kishin vdekur (VIDEO)
Pëlqej
Një tragjedi me përmasa të frikshme është shmangur në ajër.

Një avion i Air Canada, ka qenë duke shkaktuar aksidentin më të madh në historinë e aksidenteve ajrore, pasi për pak u ul në një pistë të populluar me avionë që prisninniseshin.

Sipas një raporti zyrtar, Air Canada Airbus A320 që mbante 140 persona në bord mori leje për t’u ulur në pistën 28-Djathtas në Aeroportin Ndërkombëtar të San Francisco-s më 7 korrik 2017. Por ,pa dashje, piloti u rreshtua për në “Taxiway C”, ku katër aeroplanë po prisninniseshin.

Bruce Landsberg, nënkryetar i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit deklaroi:

Vetëm disa metra ndarje penguan atë që ndoshta të njohej aksidenti më i keq i aviacionit në histori.”

Sipas asaj që thuhet në raport, aeroplani i incidentit zbriti në një lartësi prej 100 ft (30 metra) mbi nivelin e tokës dhe fluturoi shumë afër mbi avionin e parë që priste të nisej shlkruan Daily Mail.

Anëtari i Bordit, Earl Weener u shpreh se mbi 1,000 vetë ishin në rrezik direkt të lëndimeve të rënda ose vdekjes nëse avioni do të ishte ulur në pistën e gabuar.

Zgjedhja e pistës së gabuar thuhet se erdhi pasi anëtarët e ekuipazhit nuk ishin në dijeni të një piste paralele për shkak të rishikimit joefektiv të njoftimit të avionëve (NOTAM) përpara fluturimit dhe gjatë udhëzimeve të afrimit.
Shtuar më 14/10/2018, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori