Lideri i Koresë së
Veriut, Kim Jong-Un dhe
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të takohen personalisht në muajin maj, pas një “lufte të ftohtë” që ka zgjatur prej muajsh mes tyre, shkruan BBC.
Lajmin e takimit e kanë dhënë zyrtarët e Koresë së
Jugut pas bisedimeve me Presidentin
Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Ata kaluan një mesazh verbal nga Kim Jong Un, duke thënë se lideri i Koresë së
Veriut ishte “i angazhuar për denuklearizimin”.
Presidenti i Koresë së
Jugut, Moon Jae-in tha se ky lajm erdhi si një mrekulli. “Nëse
Presidenti Trump dhe lideri Kim takohen në samitin inter-Korean, plotësimi i denuklearizimit në gadishullin korean do të vihen në jetë sa më shpejt,” tha ai.
Ky zhvillim erdhi disa ditë pasi delegacioni i Koresë së
Jugut u takua me Kim Jong-Un në Penian. Duke folur jashtë Shtëpisë së Bardhë pas takimit të shkurtër me Donald
Trump, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Koresë së
Jugut tha se Koreja e
Veriut do të ndalet me testet bërthamore.
Presidenti Trump komentoi të enjten mbrëma në Tëitter: “Kim Jong Un foli për çnuklearizim me përfaqësuesit koreanojugorë, jo thjesht për ngrirje. Gjithashtu, nuk do të ketë prova raketpre nga Koreja e
Veriut gjatë kësaj periudhe kohe. Po bëhet përparim i madh por sanksionet do të mbeten në fuqi deri sa të arrihet një marrëveshje. Takimi po planifikohet!”
“I shpjegova Presidentit
Trump se roli i tij udhëheqës dhe politika e tij e presionit maksimal, krahas solidaritetit ndërkombëtar, na solli në këtë rezultat,” u tha zoti Chung gazetarëve.
Shtuar më 09/03/2018,
ora 09:21