Vrau 5-vjeçaren që shkonte në kopsht, zbardhet pas 40 vjetësh krimi i rëndë

Është zbardhur pas 40 viteve një ngjarje e rëndë, ku një vajzë 5-vjeçare u vra teksa po shkonte në kopsht në Kaliforni.

Për vrasjen e ndodhur në vitin 1982, është akuzuar një 70-vjeçar nga Nevada.

Detektivët arritën ta zbardhin ngjarjen duke përdorur të dhënat e ADN-së.

Autor është Robert John Lanoue, një ish-ushtarak nga Reno, Nevada. Anne Pham u zhduk teksa po shkonte në kopsht, në  Highland Elementary më 21 Janar të 1982. Trupi i saj i pajetë u gjet 2 ditë më vonë. Autoritetet në Kaliforni thanë se fëmija ishte rrëmbyer, ishte sulmuar seksualisht dhe ishte mbytur.

“Është një rast shumë i fortë. ADN-ja luajti një pjesë të madhe, gjenealogjia po ashtu, por edhe provat rrethanore, në këtë rast janë jashtëzakonisht të forta“, tha kreu i policisë së Seaside, Nick Borges.

Lanoue, me precedentë për sulme seksuale në Nevada, ishte 29 vjeç në atë kohë dhe jetonte pranë shtëpisë së viktimës, në Seaside.

“Personi në fjalë është mostër”, tha Borges për revistën People.

Dosja u rihap në 2020-n kur hetuesit siguruan një lloj të ri testimi të ADN-së, që nuk ekzistonte më parë. Më 6 Korrik hetuesit e Kalifornisë siguruar urdhërarrestin për Lanoue, i cili ndodhej në burgun Ëashoe County, për një tjetër krim.