Shkon për të vjedhur, hajdutit i bien pantallonat (VIDEO)
Kamerat e sigurisë kanë filmuar një hajdut i cili me motor ndalon pranë një banese për të vjedhur një pako të lënë para derës.

Për t’i bërë gjërat shpejt hajduti merr pakon dhe vrapon drejt motorit, por pakoja duket se dëmtohet pasi nga ajo nisin të bien rroba dhe sende të tjera.

Pasi vendos pakonmotor hajduti kthehet për të marrë sendet që kanë rënë në tokë.

Mirëpo atij i bien dhe pantallonat dhe me to nëpër këmbë vrapon të hipi në motor për tu larguar.

Pronarët e shtëpisë në Colorado ia dërguan pamjet policisë për të ndihmuar në identifikimin e hajdutit që këtë herë nuk i shkoi mirë vjedhja.
Shtuar më 14/12/2019, ora 22:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori