Shkon në televizion dhe rrëfen live: Kam vrarë të dashurën
Këtë të mërkurë gjatë një transmetimi televiziv direkt në ‘News18’, deklaroi se ka vrarë të dashurën e tij gjatë natës së ndërrimit të viteve.

“Kam bërë një gabim”, janë fjalët e 31-vjeçarit indian Maninder Singh, i cili u arrestua menjëherë pas rrëfimit nga policia e Chandigar, në Punjab.

Singh ishte në liri me kusht pas një dënimi të mëparshëm, po për vrasje, në vitin 2010.

Sarabjit Kaur, e dashura e tij ishte 27 vjeçe dhe punonte si infermire në një spital privat.

Ajo u mbyt në dhomën e hotelit ku ndodheshin, ndërkohë që çifti kishin planifikuar që të martoheshin, shkruan noa.al.

Singh, i cili që nga momenti i krimit ishte shpallur në kërkim si i dyshuari i vetëm, u paraqit në studion e televizionit dhe kërkoi që të rrëfente live se kishte vrarë Sarabjit, pasi ajo i kishte thënë se nuk e donte më dhe se kishte në plan që të ndaheshin.

Transmetimi u pa nga miliona telespektatorë, ndërkohë që ky rast ngjalli debate të forta lidhur me etikën e transmetimit dhe se si u lejua që të fliste pa praninë e një avokati.
Shtuar më 17/01/2020, ora 23:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori