Shkon në 79 numri i viktimave nga zjarri tragjik në Londër
Pëlqej
Plot 79 persona kanë humbur jetën në zjarrin që përfshiu kullën Grenfell në perëndim të Londrës.

Policia londineze njofton se shifra ende mund të ndryshojë.

Flakët përfshinë bllokun 24-katësh të banimit pak pas mesnate më 13 qershor. Nga personat e plagosur, 18 mbeten në spital dhe 9 vijojnë të jenë në gjendje kritike.

Policia londineze ka deklaruar se identifikimi dhe heqja e trupave nga godina është prioritare, por ky do të jetë një operacion i gjatë dhe jo të gjithë do të mund të identifikohen. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2017, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori