Ndiqni live protestën e 6 kombëtare të opozitës
Shkon në 207 numri i vitkimave në Sri Lanka, në kisha e hotele pati 8 shpërthime
MWngjesin e sotëm Pashkët janë përgjakur në Sri Lanka. Në këtë vend raportohet se ka patur 8 shpërthime bombash që kanë lënë të vdekur më shumë se 207 persona.

Ndërkohë numri i viktimave pritet të rritet për shkak se ka edhe rreth 450 të plagosur ku shumë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

MEs viktimave raportohet se janë edhe 35 shtetas të huaj por ende nuk është bërë e ditur shtetësia e tyre.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për ngjarjen.

Peshkopi i Colombo: ” Akte për tu dënuar pa mëshirë’
‘Përgjegjësit e atentateve në ditën e Pashkëve në Sri Lankë duhen dënuar pa mëshirë’. Kështu ka thënë peshkopi i Colombia, kardinali Malcom Ranjith, i cili i ka bërë apel qeverisë të hetojë dhe të dënojë pa mëshirë përgjegjësit e sulmit. ‘Pa mëshirë sepse vetëm kafshët mund të sillen në këtë mënyrë’. Kisha e Sri Lankës ka ndërprerë të gjitha festimet e Pashkëve të programuara në Vend dhe ka shpërndarë një apel për të dhuruar gjak për të plagosurit

Qeveria do të shpallë gjendjen e shtetrrethimit
Qeveria e Sri Lankës ka vendosur të shpallë gjendjen e shtetrrethimit nga ora 18:00 me orën lokalë (14:30 me orën tonë) deri në 6: të mëngjesit të nesërm. Lajmin e bën me dije e përditshmja Navami. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2019, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori