Ka shkuar në 30 numri i personave që kanë humbur jetën dhe në 80 numri i të plagosurve nga dy shpërthime në afërsi të
parlamentit të
Afganistanit, njoftojnë zyrtarët.
Sulmi ka ndodhur në kohën kur stafi i
parlamentit ishte duke dalë nga ndërtesa.
Disa minuta pas shpërthimit të parë pranë
parlamentit, talebanët kryen edhe një sulm që kishte për objektiv
anëtarët e agjencisë së inteligjencës afgane.
Shumica e viktimave nga
sulmet në kryeqytetin e
Afganistanit, në
Kabul, janë civilë, përfshirë këtu punëtorë të
parlamentit. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2017,
ora 19:03