Shkon 610 numri i viktimave në Bangladesh
610 ka shkuar deri më tani numri i viktimave nga shembja e një ndërtese para disa ditësh në Bangladesh. Nga kërkimet që janë bërë, ka ndryshuar çdo ditë shifra e numrit të viktimave, e cila sa vjen edhe rritet.

Sipas ministrit të Brendshëm, Muhiuddin Khan, ndërtesa ishte e paligjshme. "Të paktën 610 persona humbën jetën", theksuan burimet zyrtare vendase.

Ndërtesa e mbiquajtur "Rana Plaza" u shemb në Savar. Policia arrestoi dy persona, pronarë dyqanesh, pasi nuk kishin njoftuar organet përkatëse për problemet e shfaqura lidhur me cilësinë e ndërtesës. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2013, ora 19:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori