Shkoi të zmadhonte akoma më shumë vithet, ndërron jetë Kim Kardashian meksikane
Një modele e famshme në
Instagram, e cilësuar si Kim Kardashian meksikane, është raportuar se ka humbur jetën në moshën 29-vjeçare gjatë një
operacioni të
ngritjes së
vitheve në Kolumbi.
Modelja Joselyn Cano ka studiuar Mikrobiologji në Universitetin Shtetëror të San Diegos dhe numëronte më shumë se 12 milionë ndjekës në
Instagram.
Lajmi i keq u shpërnda nga mikesha e saj, modelja Lira Mercer, dhe për më tepër, një transmetim i drejtpërdrejtë tre-orësh i atij që besohet të jetë funerali i Canos u shfaq në YouTube.
Por ndërsa raportimet për vdekjen e saj mbeten ende të pakonfirmuara nga familja, faqja e saj zyrtare në
Instagram nuk ka asnjë postim të ri që nga 7 dhjetor dhe është mbushur me mesazhe ngushëllimi.
Operacioni i
ngritjes së
vitheve, është bërë gjithnjë e më popullor në Shtetet e Bashkuara, duke u bërë lloji i kirurgjisë plastike me rritjen më të shpejtë, sipas statistikave të vitit 2015 nga Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë.
Shkalla e procedurave të
ngritjes së
vitheve u rrit me 252 për qind nga viti 2000 në vitin 2015.
Shtuar më 17/12/2020,
ora 16:01