SHBA akuzon Abramovich për eksportimin e dy avionëve me origjinë amerikane në Rusi

Oligarku rus Roman Abramoviç është akuzuar sërish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eksportimin e dy avionëve me origjinë amerikane në Rusi pa licencë.

“Prokurorët tani po kërkojnë të kapin dy avionët”, thuhet dokumentet e gjykatës. Licenca kërkohet për shkak të sanksioneve që SHBA ka vendosur ndaj Moskës në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë

Abramovich ka qenë objektivi i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.

Kujtojmë se më parë sanksionet perëndimore goditën klubin e futbollit Chelsea, të cilin ai e zotëronte dhe si rezultat vendosi ta shiste.