Shkencëtarja britanike zhduket në ishullin grek
Një shkencëtare britanike është zhdukur pa gjurmë prej ditës së djeshme në ishullin grek Ikaria ku ishte me pushime që prej fillimit të muajit gusht.

34-vjeçarja astrofizikante, Dr Natalie Christopher, doli për vrap në mëngjes dje dhe nuk u kthye më. Partneri i saj qipriot 38 vjeçar është në shok ndërsa nuk ka asnjë shenjë deri më tani nga Natalie.

38-vjeçari tha se u zgjua në mëngjes dhe nuk e gjeti në dhomë. Kështu që e telefonoi në celular dhe ajo i tha se po vraponte në zonën e Ayios Kirikos.

Por prirtja vazhdoi dhe Natalie nuk u shfaq. Ai e thirri sërish në telefon por nga ana tjetër nuk kishte asnjë përgjigje.

Në të tilla kushte 38-vjeçari thirri policinë për të raportuar që ajo kishte zhdukur rreth orës 12:40.

Policët, zjarrfikësit, oficerët e rojeve bregdetare, vullnetarët dhe një helikopter po marrin pjesë në operacionin e kërkimit.

Raportet thanë se telefoni i gruas së zhdukur është akoma ndezur dhe motra e saj e shqetësuar për fatin e Natalie ka nxitur të njohurit që të mos e telefonojnë për të ruajtur baterinë.

Jena Christopher tha në Facebook: "Nëse e keni numrin e saj të telefonit, ju lutem mos e telefononi për të ruajtur baterinë në mënyrë që policia të gjejë vendodhjen e saj përmes celularit."

Thodoris Theodorakis, pronari i hotelit ku çifti po qëndronte i tha mediave greke se e kishte mbyllur dhomën e tyre dhe partneri i Dr Christopher po qëndronte me të në shtëpinë e tij.

"Ai është një djalë shumë i mirë, është nga Qipro. Është në panik për humbjen e partneres së tij dhe nuk po arrin ta besojë këtë që ka ndodhur."

Mediat greke raportuan gjithashtu se pronari i hotelit kishte konstatuar gjak në çarçafët e çiftit, duke e përshkruar atë si një gjakderdhje hunde.

Ndërsa pastruesja e hotelit tha se kishte dëgjuar zëra natën në dhomën e çiftit para se të humbnin gjurmët e Natalie.

Zhdukja e Dr Christopher pason një incident tjetër muajin e kaluar, kur shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton u përdhunua dhe më pas u vra në Kretë.

Krimi u krye nga një burrë vendas dhe sulmi seksual ishte motivi i ngjarjes sipas mediave greke.

Dr Eaton u gjet i vdekur në mes të korrikut në fund të një shpelle e cila u përdor nga nazistët për të ruajtur armë gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë Cania.

59-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ishte me origjinë nga Kalifornia dhe jetonte në Gjermani me burrin e saj, një shkencëtar britanik.


Shtuar më 07/08/2019, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori