Shkëmbim zjarri mes dy Koreve
Pëlqej
Koreja e Jugut
Korea e Jugut i kundërpërgjigjet zjarrit së Veriut pas një sulmi të mëhershëm me predha në një ishull afër kufirit të debatueshëm. Korea e Jugut thotë se ushtria e Koresë së Veriut ka shkrepur rreth dyqind predha artilerie mbi një nga ishujt e saj duke goditur shtëpitë dhe duke shkaktuar zjarr dhe lëndime të ushtarëve dhe civilëve.

Dëshmitarët në ishullin Yeonpyeong flasin për shtëllunga tymi në rritje pas sulmit.

Banorët në këtë ishull janë udhëzuar që të strehohen në vende të sigurta.
Ushtria e Koresë së Jugut është vendosur në gjendje të lartë gadishmërie dhe korrespondenti i BBC-së në Seul e ka përshkruar shkëmbimin e zjarrit si më të rëndin që prej përfundimit të luftës koreane gjysmë shekulli më parë.

Incident ndodhi pasi përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për Korenë e Veriut, Stephen Bosworth, përjashtoi mundesinë e rifillimit të bisedimeve gjashtëpalëshe, ndërsa Koreja e Veriut vazhdon të punojë në një strukturë të re te pasurimit te uraniumit.

Duke folur në Japoni, zoti Bosworth tha se objektivi është zbuluar nga një shkencëtar amerikan, i cili vizitoi vendin si një mysafir i Korean i autoriteteve të Veriut.
Shtuar më 23/11/2010, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori