Shkatërrohet arsenali i armëve kimike siriane
Pëlqej
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën shkatërrimin e të gjithë arsenalit të armëve kimike siriane vetëm disa javë përpara përfundimit të afatit në anijen amerikane “Cape Ray” në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut.

“Kemi realizuar qëllimin e përbashkët për të siguruar që regjimi i Assad-it nuk mund të përdorë arsenalin e tij kimik mbi popullin sirian. Ky ishte një mesazh i fortë se përdorimi i këtyre armëve të neveritshme ka pasoja dhe nuk do të tolerohet nga bashkësia ndërkombëtare.Rreth një vit më parë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kërcënuan me ndërhyrje në luftën civile të Sirisë, pas dëshmive se forcat e Assad-it kanë përdorur armët kimike kundër zonave të kontrolluara nga rebelët." tha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama

Më shumë se 300 persona humbën jetën, pas një sulmi të ndodhur më 21 gusht të vitit të kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori