Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Watch” (HRW) njoftoi se nga 25 gushti, pjesërisht apo plotësisht janë shkaktërruar të
paktën 354
fshatra muslimane në rajonin Rakhine (
Arakan) të
Mianmarit, transmeton Albeu.com.
Muslimanët Rohingya të Arakanit me vitet të tëra janë pakica etnike më e rrezikuar në botë, kurse nga 25 gushti ballafaqohen me një valë të re të dhunës të cilën e ushtron ushtria e
Mianmarit dhe militantët budistë.
Në raportin e HRW-së thuhet se gjatë tetorit dhe nëntorit në
Arakan janë shkatërruar të
paktën 40
fshatra, me çka numri i përgjithshëm i fshatrave të shkatërruara nga fundi i gushtit ka shkuar në 354.
Sipas HRW-së në Bangladesh deri më tani kanë ikur të
paktën 655 mijë muslimanë nga Arakani i
Mianmarit.
Në raport thuhet se ushtria e
Mianmarit dhe militantët budistë vrasin muslimanët, përdhunojnë dhe abuzojnë me gratë, djegin dhe shkatërrojnë shtëpitë e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2017,
ora 17:24