Shkatërrimi i automjeteve ushtarake: Azerbajxhani publikon pamje nga dita e pestë e konfliktit me Armeninë (VIDEO)
Konfliktet vazhduan edhe për ditën e pestë me radhë mes Armenisë e Azerbajxhanit, derisa vendet e mëdha si SHBA, Franca e Rusia u kanë bërë thirrje për armëpushim, kjo është refuzuar nga dy palët.

Mediat azerbajxhanase vazhdimisht kanë publikuar pamje nga konf likti, si shkat ërrimin e tankeve, aeroplanëve e pajisjeve tjera ushtarake të Armenisë.

Së fundmi ata kanë publikuar imazhe të reja nga ajo siç e quajnë ata ‘’çlirimi i territoreve nga ushtria azerbajxhanase’’, të cilat i kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Pamjet tregojnë trupat e ushtarëve armen dhe automjetet e tyre të blinduara të cilat janë shkat ërruar.

Këto media kanë publikuar gjithashtu momentin kur god asin kolonat ushtarake të Armenisë, e që sipas tyre të gjitha këto pamje vinë nga Ministria e Mbrojtjes.
Shtuar më 01/10/2020, ora 21:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori