Shkarkohet prezantuesi i televizionit në Australi
Për shkak të një mesazhi jo të hijshëm në Twitter, drejtuesit e një televizioni në Autrali kanë marrë vendimin që të shkarkohet drejtuesi i tyre. Pavarësisht zërave kritikë për shkeljen e lirisë së fjalës, asnjë nga kërkesat nuk është marrë parasysh.

Prezantuesi sportiv i “SBS”-së, Scott McIntyre është pushuar nga puna, për shkak të atyre që institucioni mediatik australian i përshkroi si mesazhe në Twitter që dëshmojnë “një mungesë të thellë respekti”.

Sipas drejtuesve të organizmit, McIntyre ka shkelur kodin etik me shënimet e bëra në 100-vjetorin e zbarkimit të trupave aleate në Galipolli të Turqisë, gjatë Luftës së Parë Botërore. “Duke kujtuar ekzekutimet, përdhunimet në masë dhe grabitjet e atyre ushtarëve trima të Australisë dhe Zelandës së Re”, kishte shkruar në rrjetin social prezantuesi./albeu.com/

Shtuar më 27/04/2015, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori