Shkalla e papunësisë në Gjermani shënon nivelin më të ulët historik
Gjatë muajit korrik, shkalla e papunësisë në Gjermani regjistroi nivelin më të ulët që prej ribashimit të vendit.

Kjo bëhet e ditur bazuar në të dhënave të publikuara sot, e që pasqyrojnë ekuilibrin e vazhdueshëm të ekonomisë së parë evropiane.

Norma e personave që kërkojnë një vend pune është rritur me 5,7 për qind të fuqisë punëtore, për të tretin muaj radhazi, sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale (CVS) e Agjencisë për Punësim.

Referuar CVS, numri i të papunëve është ulur me 9.000 persona në korrik krahasuar me muajin qershor, ose e shprehur ndryshe një shifër më e lartë seç ishte parashikuar nga ekonomistët, ndersa kane ndikuar edhe plot njoftime pune në media dhe portale te ndryshme.

“Punësimi është rritur sërish në mënyrë të konsiderueshme dhe kërkesa për punonjës të rinj nga ana e kompanive sërish regjistrohet në nivele të larta”, theksoi presidenti i agjencisë Detlef Scheele, cituar në një deklaratë. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2017, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori